Spasovski: Inspeksionet do të kontrollojnë përse ka shtrenjtime të disa prodhimeve vendore

Kryeministri Oliver Spasovski sot kumtoi se tashmë iu ka dhënë urdhër shërbimeve inspektuese të kontrollojnë nëse, ku dhe përse ka shtrenjtime të prodhimeve vendore pas vendosjes së kartelave pagesore.

Sipas Spasovskit, rritja e çmimeve që po ndodhë nëpër disa shitore, nuk mund të jetë assesi e lidhur me kartelën pagesore sepse me të rritet fuqia blerëse e qytetarëve, e me atë edhe konsumi vendor.

“Ka disa reagime nga qytetarët. Tashmë u dhashë urdhër shërbimeve inspektuese të kontrollojnë edhe në shitoret me pakicë dhe në prodhimtari, të shohim se për çka bëhet fjalë – nëse është shtrenjtim i repromaterialeve në bazë të të cilave rritet edhe çmimi i këtyre prodhimeve apo për diçka tjetër. Do të shohim se çka do të thonë organet inspektuese për këtë dukuri cila nuk është masovike, por që është paraqitur në disa shitore”, tha Spasovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas kontrollit në punët ndërtimore në kopshtin e ri në Vollkovë.

Kryeministri edhe njëherë bën thirrje se tani nuk është momenti për përfitim.

“Bë thirrje, siç bëra thirrje edhe në fillim të krizës duke pasur parasysh se kriza akoma nuk ka përfunduar – nuk është momenti të përfitojmë, tani është momenti t’i ndihmojmë qytetarët t[ë gjithë së bashku. Ai u shprehi falënderim të gjitha kompanive të cilat u treguan me përgjegjësi shoqërore dhe ndihmuan madje edhe me ulje të çmimeve”, potencoi Spasovski./MIA