Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ende nuk ka marrë pagën me rritj prej 78%.
Spasovski shprehet se nuk e din se sa do të jetë paga e tij me rritjen e re.
“Nuk kemi marrë pagë. Paga e kaluar ishte me vlerën e pagës tjetër. Paga e re ende nuk është paguar. Nuk e di se sa do të jetë, por do ta shoh kur do të arrije”, u shpreh Spasovski.
Kujtojmë se deri tani në Kuvend ende nuk ka arritur ndonjë propozim për ndryshime ligjore për t’u parandaluar rritja enorme e pagave për funksionarët shtetërorë.
Edhe pse shumica e politikanëve u shprehën kundër rritjes së pagave të tyre, megjithatë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pagat për muajin prill do të jenë për 78% më shumë se paga e vjetër.