Spasovski: Ekzistojnë fuqi të cilat nuk dëshirojnë që referendumi të ketë sukses


Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një intervistë deklaroi se në prag të referendumit situata në vend është stabile, institucionet funksionojnë edhe pse ekzistojnë forca të cilat shohin shans përmes prishjes së sigurisë të realizojnë qëllime të tyre.

Në prag të referendumit situata në vend është stabile, institucionet funksionojnë, edhe pse ekzistojnë forca të cilat, nëpërmjet prishjes së sigurisë, t’i arrijnë qëllimet e tyre, t’i kundërvihen anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ministri i Mbrojtjes Oliver Spasovski, në intervistën e dhënë për Agjencinë Informative të Maqedonisë.

Spasovski gjithashtu theksoi se referendumi është një akt demokratik dhe reflektim i vendosmërisë së qytetarëve për të ardhmen e vendit.

Spasovski gjithashtu shprehu shqetësimet për rreziqet që sjellë pozita gjeostrategjike e vendit, por siç komfirmoi Spasevski, Maqedonia është e sigurtë, dhe se të gjitha rreziqet janë parandaluar me ndihmën e miqëve dhe sherbimeve me të cilat Maqedonia bashkëpunon.

Besoni se Republika e Maqedonisë ka shumë miq të cilët e ndihmojnë, para se gjithash, që ta ruajmë stabilitetin në vend, sigurimi i sigurisë në të gjithë vendin”, tha Spasovski.