Duhet të kemi mbrojtje për të gjithë qytetarët përmes ekzistimit të karantinës për ata të cilët kthehen në vend. U desh të gjendet hapësirë e izoluar në të cilën do të bëhen kontrollet e para epidemiologjike të këtyre personave dhe në bazë të asaj të shohim se si është situata e tyre shëndetësore, theksoi kryeministri Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kushtet në Pepelishtë ku janë vendosur personat të cilët kthehen në vend.
“Gjithsesi kushtet nuk janë shumë të mira, por janë të mundshme për izolim të mirë në momentet e para. Do të bëhen kontrollet dhe në bazë të asaj do të sillen vendime se ku do të vendosen. Mendoj se tashmë kemi vendim se ku do të shkojnë, ndërsa kemi edhe kapacitete të tjera të cilat e bëjnë këtë, por duhet ta dimë se kemi situatë në të cilën askush nuk mund të jetë komod. Nëse dëshirojmë komoditet, duhet të respektohen rekomandimet”, tha Spasovski.
Shtoi se ka situata në të cilat Qeveria thotë që të anulohen udhëtimet, ndërsa nga ana tjetër qytetarë para katër, pesë ose gjashtë ditëve kishin shkruar për udhëtim sepse tashmë kishin blerë bileta.
“Ndalesa për autobus ose minibus është gjithashtu përgjegjësi. Nuk mund të sjellim vendime për ndalesë për vozitje me autobus dhe minibus jashtë shtetit, ndërsa këtë dikush përsëri ta bëjë. Ky paraqet rrezik. Paramendoni të vijmë në situatën që të na vijnë njerëz me autobus ose minibus dhe janë të infektuar me virusin”, tha Spasovski.