Spasovski: Do të ishte mirë që deputetët të jenë në vendin e tyre të punës


Kryeministri Oliver Spasovski mbështet iniciativën e LSDM-së për mbledhjen e Kuvendit me qëllim që të mbahet seancë që do t’i vërtetoj vendimet e presidentit të shtetit për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të Kovid-19.

Spasovski ka përsëritur qëndrimin se është mirë që të funksionoj parlamenti dhe deputetët të jenë në detyrën e tyre në Kuvend.

“Unë e kam thënë qëndrimin tim disa herë deri tani. Vlerësoj se Kuvendi mund të mblidhet këtë e parashikon edhe Kodi Zgjedhor edhe Ligji për Kuvendin, se deputetët kanë mandat deri në përbërjen e re të kuvendit. Ne si qeveri teknike dëshirojmë që të kemi shtëpi ligjvënëse funksionale. Ne jemi në gjendje kur veç më kemi shpallur zgjedhjet, nuk kemi Kuvend, na ndodhi kriza shëndetësore. Kështu që vlerësoj se është mirë të funksionoj parlamenti dhe deputetët të jenë në krye të detyrës”, tha Spasovski.