Spasovski dhe Zaev të shtunën vizitojnë Haraçinën


Kryeministri teknik, Oliver Spasovski të shtunën do ta vizitojë komunën e Haraçinës. Ky njoftim është shpërndarë në faqen zyrtare të komunës në “facebook”. Në krah të tij do të jetë, ish kryeministri, Zoran Zaev, kryetar aktual i LSDM-së dhe funksionarë të tjerë të partisë.

Ndryshe në Haraçinë së fundi kanë filluar punimet për shtrimin e rrjetit të kanalizimit dhe ujërave të zeza.

Njoftimi i komunës në “facebook”, i pa përpunuar:

Qytetarë të nderuar të Komunës së Haraçinës ju njoftoj se të shtunën me datën 08.02.2020 në ora 12:00 , Haraçinën do ta vizitojë Kryeministri aktual i Republikës së Maqedonisë Veriore z.Oliver Spasovski, Kryetari i partis së LSDM-së z.Zoran Zaev, Goran Sugarevski dhe shumë funksionarë të tjerë.