Ishkryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ishministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kanë kërkuar dhe kanë përfituar apanazh prej 2500 eurosh, të cilat do t’i marrin në 12 muajt e ardhshëm, transmeton Portalb.mk.
Krahas apanazhit, Kovaçevski ka kërkuar dhe ka marrë të drejtën e përdorimit të veturës zyrtare, gjë që i takon në përputhje me Ligjin për automjete.
Përveç ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, apanazh do të marrin edhe Vesna Bendevska dhe Ismail Kamberi nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Kovaçevski dhe Spasovski lëshuan funksionet e tyre si rezultat i formimit të Qeverisë teknike, e cila do të duhet t’i organizojë zgjedhjet e rregullta parlamentare dhe presidenciale në 100 ditët e ardhshme.
Apanazhi, apo kompensimi financiar gjatë kohë në RMV është temë e diskutueshme duke e pasur parasysh se funksionarët marrin para në kurriz të shtetit, edhe pasi që të ndalojnë kryerjen e funksionit.