Spasovski: Data e zgjedhjeve është temë e përfunduar për Qeverinë

Data për zgjedhjet është temë e përfunduar për Qeverinë, porositi përmes Fejsbukut kryeministri, Oliver Spasovski.

“Është e papërgjegjshme shtetin ta lëmë pa parlament, me Qeveri kalimtare dhe me opozitë e cila është me orientim destruktiv dhe vetëm është duke parë të përfitojë njëfarë pike politike në llogari të krizës dhe rreziqeve në të cilat qytetarët janë të ekspozuar”, shkruan Spasovski.