Ministri i Punëve të Brendhsme edhe sot apelon deri te të gjithë qytetarët të cilët protestojnë që vullnetin e tyre ta shprehin në mënyrë të qetë dinjitoze dhe në frymën evropiane.
Ai siguron se policia edhe sot do të jetë e angazhuar për ruajtjen e rendit sigurinë e qytetarëve dhe objekteve shtetërore.
Nëse dëshironi të shprehni të drejtën tuaj demokratike për një tubim publik (protestë), ju bëj thirrje që të njëjtën ta bëni në mënyrë dinjitoze dhe paqësore. Në të njëjtën kohë, punonjësit e policisë do të jenë aty në detyrë ekskluzivisht për sigurinë e qytetarëve dhe objekteve shtetërore, me qëllim shmangien e ngjarjeve të pakëndshme.
Edhe një herë bëj thirrje për sjellje të përgjegjshme në një moment vendimtar për demokracinë. Asnjë tentativë për dhunë, pa krijuar tension dhe asnjë gjuhë urrejtjeje. Pres që rendi të respektohet sa më shumë, në frymën e vlerave evropiane që duam t’i integrojmë në shoqërinë tonë dhe që përfaqësojnë një shtytës për përparim për të gjithë qytetarët. Të jeni të sigurt, kjo udhëheqje e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Maqedonisë mbeten të përkushtuara për garantimin e proceseve demokratike dhe ruajtjen e rendit, paqes dhe stabilitetit.