SPASH-i kërkon pagesën e rrogës për muajin mars për arsimin fillor dhe të mesëm

Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës (SPASH) kërkon urgjentisht t’iu paguhet rroga e marsit të punësuarve në arsimin fillor dhe atë të mesëm.

“Edhe krahas përpjekjeve të jashtëzakonshme dhe obligimit ligjor për pagesë të rrogave deri në datën 10 të muajit të ardhshëm, edhe pse në sy të festave të mëdha fetare (sipas kalendarit të krishterë dhe islamik fetar) të punësuarve në arsim ende nuk u janë paguar rrogat e marsit”, thuhet në kumtesën e SPASH-it.