Spanjë, vazhdon shp*ërthimi i vullkanit derisa llava shk*atërron gjithçka para vetes

Shp*ërthimi i vullkanit në ishullin spanjoll La Palma ka vazhduar, duke shk*atërruar qindra shtëpi ndërsa shërbime të shumta shpëtimi janë ende në terren dhe po monitorojnë vazhdimin e aktiviteteve vullkanike. Vullkani shp*ërtheu më 19 shtator në ishullin La Palma në Kanariet spanjolle ku jetojnë rreth 80 mijë banorë. Llava vullkanike, temperatura e së cilës arrin 1.100 gradë Celsius, po shk*atërron gjithçka para saj. Vlerësimet paraprake tregojnë dëme prej 400 milionë euro. Më shumë se 6.000 persona janë evakuuar. Llava do*gji 400 hektarë tokë bujqësore dhe rreth 400 shtëpi.

Shumica e njerëzve qëndrojnë me të afërmit në zona të sigurta në ishull, por qindra janë transferuar në strehimore të ndryshme shtetërore. Ata që kanë ikur nga shtëpitë e tyre përballen me mungesën e opsioneve të tjera të strehimit dhe vullkani mund të vazhdojë të shpë*rthejë për javë apo edhe muaj.
“Këtu e gjitha është shk*atërruar. Nëse nuk janë në dep*resion, ata janë në prag”, tha Jonay Perez, një politikan dhe banor i qytetit të shkatërruar. Shumë nga të evakuuarit nuk janë ende të sigurt nëse shtëpitë e tyre janë shk*atërruar apo janë ende në funksion.

Mbreti Felipe VI i Spanjës vizitoi të enjten ishullin në Oqeanin Atlantik. “Këto janë ditë trishtimi dhe ankthi të jashtëzakonshëm për shumë familje. Sot nuk është e lehtë të sigurosh prehje, por dëshirojmë t’ju japim shpresë se hap pas hapi, me ndihmën e të gjithëve neve, të gjithë do të jenë në gjendje të rinovojnë jetën e tyre”, tha ai.

Autoritetet thanë se Cumbre Vieja pritet të mbetet aktive për të paktën 24 ditë, ndoshta deri në tre muaj.
Ekspertët kanë paralajmëruar banorët për shp*ërthime të mundshme dhe reaksione kimike kur llava derdhet në det.
Shp*ërthimi i fundit vullkanik i ngjashëm në Spanjë ndodhi në vitin 1971, gjithashtu në ishullin La Palma. Atëherë shp*ërtheu vullkani Teneguia.