Spanjë, nga bora e madhe bllokohen autostradat

Spanja dy ditët e fundit është përfshirë nga një stuhi bore e quajtur Filomena e cila nul është regjistruar në të paktën 40 vitet e fundit.
Nga stuhia e madhe e borës Madridi është një ndër zonat me të prekura me të cilën trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra, ndërkaq aeroporti i qytetit dhe një numër i madh aksesh rrugore janë mbyllur.

Stuhia e borës që ka kapluar Spanjën, ka bllokur një numër të madh automjetesh në një autostradë afër kryeqytetit, me të cilën është dashur ndërhyrja jo vetëm e zjarrfikësve por edhe ushtarakëve për të ndihmuar shoferët e bllokuar dhe në pastrimin e borës.
Autoritetet spanjolle apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të shmangin udhëtime jo të domosdoshme.

Nga agjensia spanjolle e motit AEMET, theksojnë se reshjet e borës kanë qenë të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike.
Si masë paraprake parqet e mëdha në kryeqytetin spanjoll Madrid janë të mbyllura.