Spanjë, fatura e energjisë elektrike rritet 44%

Kostoja e faturës së energjisë elektrike në Spanjë është rritur me një mesatare prej 44% në një vit, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) duke iu referuar shtatorit 2021 në lidhje me të njëjtin muaj të vitit 2020.

Sipas INE-s, çmimi i energjisë elektrike është faktori i pare i cili solli inflacionin në 4% në shtator, një shifër që ishte tashmë ishte parashikuar në fund të muajit të kaluar e më pas kontribuoi edhe në rritjen e kostove të karburantit.
Të dhënat e reja nga INE-s mbërritën në Dhomën e Deputetëve, ku pritet një dekret i qeverisë i cili synon të kufizojë ndikimin e çmimeve të larta të energjisë për familjet dhe kompanitë.