Spanja ratifikoi protokollin e anëtarësimit Maqedonia në NATO

Senati i Spanjës me 0 vota kundër përmes video-votimit ka miratuar Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Senati spanjoll sapo ratifikoi Pratokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, me 0 vota kundër. Falënderoj Senatin spanjoll dhe ministrinë e Punëve të Jashtme që edhe përkundër gjendjes aktuale, ka vendosur në rend të ditës Protokollin. Spanja tani do të deponon në Departamentin e Shtetit në Washington instrumentin e ratifikimit prej ku do të informohet NATO, ndërsa ne presim të informohemi dhe do të duhet edhe të dërgojmë instrumentin tonë të ratifikimit të Protokollit”-pohoi mes tjerash Dimitrov.

Ambasadori spanjoll në vendin tonë Lorenco Soreka kërkoi falje për vonesën e miratimit duke i potencuar arsyen kryesore të shtyrjes, gjegjësisht zgjedhjet dhe formimin e Qeverisë spanjolle .

“Siç tha ministri, Spanja po kalon në kohë të vështirë, Senati ka bërë diça që është e re, votim nga distanca, respektivisht me video. Ratifikimi i vonuar i Spanjës është si pasojë e rrethanave që u krijuan pasi vendi jonë zgjedhjet e prillit i përsëriti në nëntor dhe kjo paraqiti problem”-tha mes tjerash ambasadori Soreka.

Protokolli, më 27 shkurt mori dritë të gjelbër nga Dhoma e ulët e Parlamentit spanjoll. Spanja është vendi i fundit nga anëtaret e NATO-s, që ratifikoi Protokollin. Protokolli te ne, megjithatë u ratifikua me shtyrjen e veprimit, për shkak shpërndarjes së Kuvendit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.