Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Spanish Prime Minister Pedro Sanchez speaks during the Government's question time session at the Senate in Madrid on May 5, 2020. - Spain's coalition government warned the opposition yesterday it could spark "chaos" in the healthcare system and the economy if it failed to approve an extension of the lockdown to curb the spread of the virus. Facing increasing criticism over its handling of the crisis, the minority government of Prime Minister Pedro Sanchez will tomorrow seek parliament's approval for a fresh two-week extension of the state of emergency. (Photo by Andres BALLESTEROS / POOL / AFP)

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi që ai drejton është i gatshëm të pranojë që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.

“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e kësaj heqjeje vizash për Kosovën”, tha presidenti në një konferencë për shtyp në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, të cilës i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët të Ballkanit Perëndimor, shkruan Infolibre, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Spanja është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës bashkë me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë. Ndërsa, dje Këshilli Evropian ka publikuar konkluzionet e fundit të të Këshillit të BE-s ku liberalizimi i vizave për Kosovën s’ishte në mesin e tyre, por vetëm bëhej thirrje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.