Merr fund edhe dilemma për Grupin E të Kampionatit Europian. Spanja në ndeshjen e fundit shkëlqen dhe vendos të shpërthejë me gola teksa mundi Sllovakinë me rezultatin më të thellë deri tani në këtë event, 5-0 e ndihmuar edhe nga portieri kundërshtar.
Dubravka ishte në një formë katastrofike teksa priti një penallti ndaj Moratës në 12’ por menjëherë zhbëri gjithçka kur shënoi një autogol qesharak me dorë në portën e tij. Pa mbaruar pjesa e parë, Spanja bën më të mirën dhe dyfishon rezultatin me Laporte dhe kjo i dha qetësi “La Rojas”.
Pjesa e dytë ishte vetëm një formalitet teksa skuadra e Luis Enriques gjeti edhe 3 herë të tjera portën me Sarabia në 56’, Ferran Torres në 71’ dhe një tjetër autogol i Kucka në 71’.
Me këtë sukses dhe falë Suedisë që fitoi me Poloninë, Spanja e mbyll në vendin e dytë dhe në 1/8 do të përballet me Kroacinë. Suedia ndërkohë si vendi i parë në Grup do të ndeshjet me me të tretën e Grupit B, C ose D në raundin tjetër.
Për të ardhur keq për Lewandowskin i cili dha shpirtin në fushë për Poloninë por u mundën në sfidën e fundit dhe e përfundojnë në vend të fundit Europianin. 3-2 ishte rezultati për nordikët dhe dy golat e bomberit Lewandowski nuk ishin të mjaftueshme për skuadrën ndërsa Suedia e mbyll e para tashmë.