Spanja dorëzohet, Kosova me himn e flamur në Sevilla

Qeveria e Spanjës pritet të dorëzohet dhe të pranojë rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s.
Mediumi spanjoll “El Confidencial” shkruan të enjten se Qeveria e Spanjës do të lejojë që të shfaqet flamuri dhe të intonohet himni i Kosovës në ndeshjen ku*ndër Spanjës, që do të zhvillohet më 31 mars në Sevillla.
Kjo ndeshje është e vlefshme për Botërorin “Katari 2022” dhe së fundi, Federata spanjolle provokoi, duke paralajmëruar se do të luajë ku*ndër “Territorit të Kosovës”.

Kjo çoi në reagimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, që tha se do të paraqitet vetëm si shtet, me himn e flamur.
Po ashtu, në një përgjigje për KOHËN, UEFA ka konfirmuar se ndeshja do të luhet sipas rregullave të FIFA-s, pa asnjë përjashtim.
Spanja është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe në shumë raste u ka nxjerr telashe sportistëve kosovarë. Për këtë ishte dashur edhe reagimi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.