Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, zbardhi detaje mbi dy urdhër-arrestet për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno nga SPAK.
Sipas saj, Elton Qyno akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor. “Bëhet fjalë për të gjitha mjetet e sekuestruara në banesën e tij, ku ishin të shkarkuara platformat Sky dhe Encro, të përdorura nga grupet kriminale,” tha Llabani
Ndërkohë, Artan Hoxha akuzohet si anëtar i një organizate kriminale dhe ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Llabani shtoi se, sipas saj, “Hoxha mund të jetë i lidhur me dosjen e Bajrave.”
Gjithashtu, ajo theksoi se ky zhvillim lidhet me një udhëtim që prokurorët e çështjes kanë bërë në Romë. “Kjo është një situatë e rëndë për gazetarët e kronikës, dhe jam kurioze të shoh se sa fakte të pakundërshtueshme do të paraqesë SPAK,” vijoi ajo.