“SPAK, në vijën e parë të luftës ndaj krimit dhe korrupsionit”, Dumani: Kemi sekuestruar 150 mln euro asete

Kreu i SPAK, Altin Dumani mbajti fjalën e tij në Kuvend, në aktivitetin e organizuar nga Komisioni i Monitorimit të Këshillit të Europës.

Dumani theksoi SPAK është në vijën e parë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa shtoi se që nga krijimi i këtij institucioni ka sekuestruar 150 mln euro asete të ardhura nga veprimtari kriminale.

“Shpreh vlerësimin që Këshilli i Europës kanë dhënë për reformën e drejtësisë. Këto sfida janë themelore për shtetin e së drejtës dhe ruajtjen e besimit të qytetarëve te drejtësia.

SPAK është në vijën e parë të kësaj lufte, duke ndjekur një qasje të bazuar në transparencë bashkëpunim ndërkombëtar dhe rezultate konkrete. Pavarësia institucioneve, kapacitet njerëzore dhe teknike kanë dhënë rezultate premtuese që janë përkthyer në çështje konkrete.

Krahas ushtrimit të ndjekjes penale për zyrtarë të lartë, SPAK ka në fokus edhe luftën kundër krimit të organizuar, ku falë bashkëpunimit me agjenci të huaja të zbatimit të ligjit, kemi bërë të mundur të godasim grupe të ndryshme kriminale, organizata të ndryshme kriminale të përfshirë në krime të dhunshme apo trafik droge.

Krahas ushtrimit të ndjekjes penale, në fokus të SPAK është edhe identifikimi dhe konfiskimi i produkteve te veprës penale si për subjekte që janë ndjekur penalisht për veprën penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nga data e krijimit të SPAK dEri ditën që flasim kemi sekuestruar një total asesh 150 mln euro”, tha Dumani.