PAK ka dorëzuar këtë të premte kërkesën në GJKKO për Sali Berishën ku kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Kjo lëvizje vjen pas marrjes së autorizimit për heqjen e imunitetit nga Kuvendi që votoi ditën e djeshme (21 janar) me 75 vota pro.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se seanca për zëvendësimin e masës pritet të zhvillohet javën e ardhshme.
Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.
Kallëzimi është bërë nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në lidhje me procedurat e ndjekura për privatizimin e pronës shtetërore “Klubi Sportiv Partizani” Tiranë. SPAK ka dy vite që ndjek hetimet.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani filloi në vitin 2008 dhe përfundoi në katër vite më vonë, në vitin 2012.