SPAK heton Luiz Ejllin, dyshohet se kërcënoi zyrtarët e IKMT


Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Luiz Ejlli ka përfunduar në duart e SPAK-ut.

Ejlli është kallëzuar se ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme si dhe ka kërcënuar zyrtarë të Inspektorarit Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) me qëllim që të mos shembin një objekt të paligjshëm në Shirokë të Shkodrës.

Sipas kallëzimit penal, ndërtesa e paligjshme figuronte në emrin e 79-vjeçarit Zef Lgataj. Por, në kallëzim thuhet se ndërtesa ishte në të vërtetë i një grupi kriminal në Shkodër dhe më konkretisht e Bajrave

“Prapaskena” shkruan se në kallëzim pretendihet se Luiz Ejllit i ishte premtuar një pjesë e këtij objekti nëse do të arrinte që t’a shpëtonte nga shembja.

Pretendohet për një takim mes këngëtarit dhe ish kreut të IKMT, Agim Ismailaj, kur Luiz Ejlli i ka kërkuar të mos zbatojë ligjin për shembjen e objektit.

Në referimin penal pretendohen edhe disa mesazhe mes Luiz Ejllit dhe zyrtarëve të IKMT.

Pasi objekti është shembur, Luiz Ejlli pretedohet se ka kërcënuar Agim Ismailin, duke i thënë se “është mirë mos me ndjek këtë çështje. Po e bën personale”.

Skandali thellohet më tej. Inspektorët që zbatuan ligjin duke shembur objektin u ndëshkuan më pas me shkarkim nga kru i ri i IKMT, Ervin Hoxha.

Në kallëzim ngrihen dyshime të forta se kreu i IKMT, Ervin Hoxha kontrollohet nga grupi kriminal Bajrajt. Gjithsesi, për të dalë në një konluzion përfundimtar, pritet rezultati i hetimit nga SPAK./iconstyle.al