Artin Spahiu:
U ndanë nga PD-ja e Shqipërisë me dhjetra herë shumë eksponetë, e nuk lënë gjë pa thënë ata që ikën, e me libër shtëpie i shau e i përfoli ata Saliu “dëlir”!
U nda PS-ja, edhe ata nuk lanë gjë pa thënë për njëri tjetrin, edhe Nano e Rama për ata që iknin dhe i akuzonin.
U ndanë nga LDK-ja e Kosovës, nuk lanë gjë pa thënë për njëri tjetrin.
U ndanë nga PDK-ja e Kosovës, Fatmiri dhe Jakupi nuk lanë gjë pa thënë për Hashimin, por për hir të së vërtetës, Hashimi ka qenë më i përmbajtur, por pa thënë edhe ndonjë gjë të vogël nuk la.
U ndanë nga VV-ja e Kosovës, filluan të akuzojnë njëri tjetrin sikur janë hasëm të përjetshëm dhe sikur nuk kishim punuar për dekada bashkë, qoftë Albini e qoftë grupi tjetër.
U ndanë PPD-ja e Maqedonisë se Veriut. Akuzat ishin nga më të paskrupulltat e gjer në eleminime fizike nga eksponentë të atëhershëm, që si fraksion i PPD-s formuan PPDSH-në e pastaj PDSH-në.
U ndanë nga PDSH-ja. Bardhyl Mahmuti, Imer Selmani, Zijadin Sela që kur ishin bashkë nuk lanë elozhe e lavde pa bërë për njëri tjetri, kur u ndanë… mos o Zot!
U ndanë Lëvizja Besa! Të lidhur mbi “besë” dhe “besim”, gjersa ishin bashkë ishin “elita” e shqiptarisë dhe “engjujt”mbi tokë. Pak u luajt interesi, me akuza e shpifje, ndoshta edhe të vërteta, nga “meleqe” u shndërruan në “shejtana”.
U ndanë edhe nga BDI-ja.
Të gjithë ata që u ndanë thanë e ç’nuk thanë, shpifën e gënjyen pafund për Ali Ahmetin, a e keni dëgjuar njëherë një fjalë që ka thënë Ali Ahmeti për ta?
Lere për to që i ka pasur bashkëpartiak e bashkëpunëtor, po a gjeni që ka thënë një akuzë të vetme për ndonji kundërshtar politik?
Këtu është dallimi i një politikani misionar dhe me qëllime të shenjta kombëtare e shoqërore, përball një grupi politikanësh që për interesa të veta janë në gjendje të shkatërrojnë gjithëçka!