Spahiu: Disa hoxhallarë s’di në ta bëjnë dallimin mes edukimit fetar dhe kombëtar

Profesori dhe analisti Nexhmedin Spahiu thotë se, disa hoxhallarë për shkak të mos-thellimit në studime nuk dinë ta dallojnë mësimin fetar prej edukimit kombëtar të vendit ku studiojnë, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Këtu Arabia Saudite është vendi kampion ku edukatës kombëtare saudite (nacionalizmit saudit) i jepet më shumë rëndësi se sa fesë islame.

A i keni parë disa shqiptarë që vishen me rroba tradicionale arabe? Kjo është njësoj sikur me ardhë një kinez me studiu albanologjinë në Prishtinë e kur të kthehet në Peking a Shangaj me shku në punë me tirqi e me plis”, është shprehur ai.