Spahia bën denoncimin e rëndë: Të sëmurët vdesin në shtëpi, nxirren nga spitali për të liruar vendet

I ftuar në studion e ABC me gazetarin Endri Xhafo, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia dha detaje për denoncimin e bërë mbrëmjen e djeshme nga kryedemokrati Lulzim Basha për fshehjen e numrit real të viktimave nga Covid.

Spahia u shpreh se organet kompetente duhet të nisin menjëherë hetimin në mënyrë që të mos tjetërsohen provat.

Është detyra e organeve kompetente që të bëjnë një hetim për denoncimin e kryetarit të PD. Kryetari mbrëmë denoncoi me evidenca të qarta një skandal të jashtëzakonshëm. U denoncua një mashtrim i kryeministrit dhe qeverisë sa i përket shifrave të vdekshmërisë. Është një fakt i rëndë të mashtrihen qytetarë shqiptarë. Është një akt i shëmtuar që meriton vëmendjen e cdo qytetari. Sic bëri thirrje kryetari hetimin e domosdoshëm, të nisë menjëherë pa humur kohë, në mënyrë që të mos ketë mundësi askush të tjetërsojë provat. Të jeni të binur se kryeyari Basha i vijnë informacione të detajuara nga burime të besueshme. Por i takon organeve kompetente të zbardhin këtë situatë. Nuk ishte një risi, ishte një dokumentin i një fakti. Çdo qytetar ëhstë i njohur me faktin që shumë prej persiave që vdesin nga koronavirusi nuk regjistriohen si të tillë”, deklaroi Spahia.
Më tej, ish deputeti sqaroi se në dokumentin e publikuar bëhet fjalë për persona të cilët kanë humbur jetën në dy spitalet Covid dhe janë transferuar në morg, ndërkohë që nuk janë raportuar.
Të gjithë ata persona janë transferuar në morg nga dy spitalet Covid. Janë perosna që kanë humbur jetën dhe janë transferuar nga dy spitalet Covid. Sipas demokratit një manipulim i tillë është bërë për të treguar se situata e pandemisë është mirë.

“Qëllimi për të mbajtur një flamur sikur e kemi mirë situatën e pandemisë. Duhet të jemi të qratë se metoda me tampon është një nga metodat e zbulimit. Është e qartë se ka një politikë të strukturave qeveritare për ta ulur atë numër. Duhet të mbajnë përgjegjësi strukturat, kryeminisri, duhet ti japin përgjigje të qartë. U takon organeve hetimore të ndërmarrin hapa urgjentë në mënyrë që të mos tjetërsohen provat. Prokuroria duhej të shkonte në morgun e Tiranës të merrte të gjitha dokumentet e nevojshme.Të gjitha vdekjet që kanë ndodhur në dy spitalet Covid, duhet të kategorizohen vdekje nga Covid. Ne biem dakord që në ato spitale trajtohen persona të sëmëurë me Covid. Faktet tani janë aty”, tha Spahia.

Ish deputeti shtoi se ka një numër të jashtëzakonshëm të personave që humbin jetën disa ditë pas kan dalë nga spitali. Sipas tij kjo është fakt se pacientët nxirren shpejt nga spitali pa u rikuperuar për të liruar shtretërit.

“Ka një numër të jashtëzakonshëm të vdekjeve të tjera që nuk kanë ndodhur në spitale. Janë vdekje nga Covid, q ëkanë shfaqur shenja. Në disa raste edhe janë faktuar nga tamponi pozitiv. Ka edhe nga ata që kanë dalë nga spitali dhe më pas kanë gjetur vdekjen. Këta duhet të klasifikohen vdekje Covid. Është e lidhur me sëmundjen Covid që ke kaluar. Një djalë i ri nga Gjirokastra vdiq rrugës kur doli nga spitali Covid nga një tromboemboli, nuk kishte sëmundje të tjera. janë një numër i jashtëzakonshëm i personave që kanë gjetur vdekjen pas daljes nga spitali. Ka një arsye pse ndodh. Tendenca për të qarkulluar me shpejtësi për të liruar shtretër. Është fakt tashmë që perosnat që humbin jetën pak ditë të daljes nga spitali janë fakt për daljen me shpejtësi me qëllim lirimin e shtretërve”, tha Spahia.