“Sozia”, edhe 2 të ak*uzuar të tjerë pranuan fajin! Andonova: Pres edhe të tjerët të pranojnë

Në seancë të parë 5 nga gjithsej 11 të aku*zuarit për falsifikimin e pasaportave nuk e pranuan fajin, ndërsa sot dy prej tyre kishin ndërruar mendje. Shemsedin Jashari dhe Olivera Sofronievska para gjykatës pranuan fajin se kanë falsifikuar dhe përpunuar pasaporta me identitet të rremë.
“Të aku*zuarin Shemsedin Jashari, gjykata e dë*non me 1 vjet e 7 muaj bu*rg. Në përputhje me nenin 38 B të Kodit penal të akuzuarit Shemsedin Jashari i shqiptohet masa ndalim për ushtrimin e profesionit për 10 vitet e ardhshme”, deklaroi Ola Ristveska, gjykatëse.

Sipas akt*akuzës, Jashari kishte dhënë gjithsej 9 pasaporta ndërsa Sofronievska 198, për çka u dë*nua me 2 vite e 5 muaj bu*rg. Për marrjen e një pasaporte fallso, sipas vlerësimeve të MPB-së është paguar deri në 20 mijë euro.
“Mendoj se dënimi është adekuat për atë që ka bërë i aku*zuari. Pikërisht për shkak se ai paraqitet vetëm në 9 raste nga gjithsej 215 pasaporta të përpunuara”, deklaroi Ljupço Veselinovski, avokat i Jasharit.

Prokurorja Spasenka Andova pret që edhe të ak*uzuarit e tjerë të pranojnë fajin dhe lënda të përfundojë shumë shpejt.
“Duke marrë parasysh numrin e dëshmive, pra e kam fjalën për dëshmi cilësore dhe që janë në numër të caktuar, e prisja që shumë shpejt të përfundojë lënda. 06.19-34 Megjithatë besoj se duke u përballur më dëshmitë që janë mbledhur mund të presim edhe pranime të tjera të fajit edhe nga të tjerët”, tha Spasenka Andonova, prokurore.

Pas pranimit të fajit nga dy të akuzuarit Jashari dhe Sofronievska, mbetet të gjykohen Faruk Buki, Vesna Kolevska dhe Branislava Vladiçevska të cilët vendosën të dëshmojnë se janë të pafajshëm. Ndërkohë që të gjithë të ak*uzuarit që pranuan fajin morën ndalesë edhe për ushtrimin e profesionit të tyre për 10 vitet e ardhshme. Për lëshimin e pasaportave të rrejshme, të ak*uzuar janë gjithsej 11 persona, 10 prej tyre nëpunës në MPB dhe një ndërmjetësues.