Sotirova: Në Kumanovë janë testuar pa anketë epidemiologjike, mostër është marrë në ndërtesën e komunës

Dy shkelje ka regjistruar Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor gjatë kontrollit të bërë në Kumanovë rreth testimit të kryetarit të komunës dhe anëtarëve të Shtabi i krizës.

Drejtoresha Sotirova- Buhova në konferencë për shtyp tha se 25 testet të cilët janë bërë, por janë regjistruar si skrining, ndërsa epidemiologu i ka bërë pa plotësuar anketë epidemiologjike.

Sotirova- Buhova tha se shkelja e dytë është bërë në pjesën e lokacionit për marrje të mostrave. Ajo tha se mostra nga kryetari i komunës dhe anëtarët tjerë të shtabit të krizës janë marrë në ndërtesën e komunës, që është në kundërshtim me normat ligjore.