Sotirova Buhova: 40 zinxhirë epidemiologjik të mëdhenj janë aktive

Vendime për persona pozitiv janë lëshuar në Çair, Gazi Babë, Aerodrom dhe Saraj, ka deklaruar sot drejtoresha e Inspektoratit Sanitar dhe Shtetëror, Irinka Sotirova Buhova, e cila ka thënë se në vendin tonë janë regjistruar mbi 40 zinxhirë epidemiologjike të mëdha në territorin e shtetit.

Zinxhirët epidemiologjik më të mëdhenj janë “Petullat Ohër”, “Ahengu Resnjë”, “Dasma Shkup”, “Iftaret” dhe “Varrimet”.

Sipas saj në këto ngjarje kanë marrë pjesë prej 50 deri 150, ndjesa diku edhe 200 njerëzi. Ajo tha se ata si Inspektorat nuk mund të besojnë se nuk janë vërejtur dhe nuk ka intervenuar MPB.

Në lidhje me zinxhirët epidemiologjik familjarë, ajo potencon se sipas anketave epidemiologjike, ka pasur katër deri në 20 të infektuar me mbiemër të njëjtë, gjegjësisht në një familje.