Sot zgjidhet kryetari i ri i LSDM-së, Zaev kandidat i vetëm

Socialdemokratët e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, por kandidati i vetëm në krye të saj është lideri aktual Zoran Zaev që kandidon për një mandat të tretë.

Këto janë zgjedhjet e para ku të gjithë anëtarët e LSDM-së mund të votojnë, dhe pasi bëhet fjalë vetëm për një kandidat, do të të votohet “për” ose “kundër” Zoran Zaevit. Pritet të votojnë 68.999 anëtarë të kësaj partie.
“Të gjithë anëtarët e regjistruar në mënyrë aktive të LSDM-së do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votimit drejtpërdrejt dhe me votim të fshehtë për zgjedhje të kryetarit të komunës së tyre në vendvotimin përkatës”, thonë nga LSDM.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Zoran Zaev në një konferencë për shtyp pak ditë më parë tha se do të kërkoj mbështetjen e delegatëve edhe për një mandat tjetër. Ai tha se në krye të partisë më të madhe në vend do të bëjë një ofensivë të re për politik-bërjen në LSDM dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha nëse do t’i jepet edhe një herë besimi, do të kryej aksionin të madh politik për ndryshim e mentalitetit të partive politike duke nisur nga vet LSDM-ja. LSDM-ja, siç tha Zaevi, do të jetë e para që do të iniciojë ndryshimin.