Sot vazhdon seanca për lëndën ‘Tanku’


Sot në Gjykatën Penale do të mbahet seanca e re për lëndën e Prokurorisë Publike Speciale “Tanku”.

Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski,

Kurse të gjithë të akuzuarit akuzohen për blerjen e “Mercedesit” luksoz me vlerë 600 mijë euro.

Ndërsa në seancën e fundit edhe dëshmitarët e tjerë, dëshmuan për këtë lëndë, ku justifikuan blerjen e “Mercedesit” luksoz.