Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra”, i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë më Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.
Në seancën e fundit më 25 tetor, dëshmuan ekspertë të krim-teknikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ata thanë se në makinën “Opel Omega” të cilën dyshohet se e kanë përdorur vrasësit, janë gjetur ADN-në e katër personave.
Ekspertët thanë se ADN-të e gjetura në çdo kohë mund të krahasohen me ADN-në e ndonjë personi.
Në seancën e kaluar prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga gjykata të përgjigjet për procedurën e ekstradimit të të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq nga Kosova. Gjykatësi Ognen Stavrev ta se Ministria e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin e tyre, por akoma nuk kanë marrë përgjigje.
Përndryshe, rasti “Monstra” në shkurt të vitit të kaluar nisi nga fillimi dhe tani është në fazën e dëshmive. Familjarët e të vrarëve në seancën e fundit reaguan për tempin e gjykimit, ndërsa prokurorja Fatime Fetai kërkoi që gjykata të caktojë më shumë seanca për njëherë.
Për vrasjen e pesëfishtë me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Azirin dhe ju shqiptoi masat e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rastin “Monstra” e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye për rigjykim./Telegrafi