Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi kundër B.B dhe S.D, të cilët janë të akuzuar për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski.
Në seancën e kaluar kur edhe filloi gjykimi, ata u deklaruan të pafajshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në fjalën hyrëse avokati i të akuzuarve Naser Raufi, tha se të akuzuarit nuk kanë pasur për qëllim ta vrasin Nikolla Sazdovskin dhe shtoi se arsyeja e vetme për vdekjen e tij është goditja që ka pësuar gjatë rënies.
Ai tha se do të mundohen të dëshmojnë se rikualifikimi i lëndës në “vrasje” është i gabuar.
Ndërsa avokati i familjes Sazdovski, Vanço Shehtanski, pas përfundimit të seancës gjyqësore tha se janë të kënaqur me fillimin e gjykimit.