Sot u bënë homazhe në përkujtim të rënies heroike të dëshmorit të kombit Beqir Sadiku kom. Sllupçani.
Të shumtë ishin ish eprorë, ish bashkëluftëtarë,miqë dhe qytetarë që kishin ardhur për të nderuar Beqirin dhe familjen Sadiku.
Në emër të familjes Sadiku i përshëndeti vëllau i Beqirit, Arben Sadiku.
Fillimisht të pranishmëve me një lutje fetare iu drejtuar hoxha i fshatit Azir Avdiu.
Në emër të SHVL-UÇK masës iu drejtua ztr. Fazli Veliu kurse në emër të komunës së Likovës, me fjalim rasti iu drejtua kryetari i komunës ztr. Erkan Arifi.
Beqiri ishte pjesëmarrës në tri luftërat çlirimtare që u zhvilluan në trojet shqiptare.
Më 1999 ishte pjesëtar në UÇK -Zona Operative e Pashtrikut.
Nga viti 2000/2001 ishte pjesëtar dhe një ndër themeluesit e Brigadës 113 ‘Ibrahim Zejnullahu’ të UÇPMB.
Si dhe në UÇKombëtare në brigadën 113 ‘Ismet Jashari’ ishte një ndër themeluesit dhe komandant togu në hyrje të Sllupçanit. Mori pjesë edhe në brigadën 114 ‘Fadil Nimani’ ishte pjesmerrës në Betejën e Haraçinës.
Më 22.06.2001 bie dëshmorë në mbrojtje të Haraçinës.
Beqiri pushon i qetë tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Sllupçan.