Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, bashkë me ekipin e tij në përbërje të Arben TARAVARIT, – sekretar, Vullnet FERATIT – nënkryetar, si dhe Profesoreshës Ilire Dauti-zëdhënëse e partisë, njëherit edhe përgjegjëse e Dep. Ekonomik në ASH, në kuadër të aktiviteteve parazgjedhore, përveç takimeve të shumta që janë duke zhvilluar në Maqedoni, sot në mbrëmje do të zhvillojnë takim me diasporën shqiptare ne Hamburg.
Si destinacion të parë në kuadër të takimeve me diasporën shqiptare, nga partia e Selës, bëjnë të ditur se kanë zgjedhur Berlinin dhe Hamburgun e Gjermanisë, si dhe Kopenhagën e Danimarkës, si qytete ku janë të përqendruar numër më i madh i bashkatdhetarëve tanë.
Takimet e radhës do të zhvillohen në disa qytete tjera në Zvicërr dhe Gjermani. Ndërkaq takimet janë të hapura dhe të mirëseardhur janë të gjithë bashkëatdhetarët me qëllim që të shprehin mendimet, kritikat dhe kërkesat e tyre.