Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.
Në organizim të Qytetit të Shkupit – Sektori për komunikacion, nesër prej orës 11 do të mbahet ngjarja “Dita pa automjete”, që organizohet me qëllim të shënimit të Javës evropian të mobilitetit 2021. Për këtë arsye sot në Shkup do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit.