Sot rifillon dialogu Kosovë-Serbi: Hoti përballet virtualisht me Vucic’in

Sot në ora 10:00, do të rifilloj dialogu Kosovë-Serbi, që zhvillohet përmes një videokonference të udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE’së për Dialogun dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Miroslav Lajçak.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka bërë të ditur se sot në orën 10:00 do të rifilloj dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës i lehtësuar nga Bashkimi Europian.

“Ky takim do të mbahet në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë të dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten, më 16 korrik”, thuhet ndër të tjera në njoftim.