Sot qeveria mori masa për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë periudhës së fundjavës.
⛔Ndalohet lëvizja e qytetarëve ditën e Shtunë dhe të Diel prej orës 16.00 deri ora 05.00 me përforcim të prezencës policore me qëllim të ndalimit të grupimit të banorëve në grupe me të mëdha se 5 persona.
▶️Nga kjo ndalesë gjatë periudhës së fundjavës përjashtohen bujqit dhe blektorët.
▶️Masat që janë ndermarrë më parë do të vazhdojnë të vlejnë.
▶️Gjithashtu sot u prezentuan karakteristikat teknike të spitalit teknik të Armatës së RMV-së, i cili do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë.