Sot, me fillim prej ora 12:00 do të prot*estohet në qytetet më të mëdha të Maqedonisë së Veriut.
Me iniciativë të një grupi të prindërve, të cilët protestuan edhe kohë më parë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, sot do të protestohet që të shprehet revolta për ndryshimet e paralajmëruara në procesin arsimor, ku parashihet futja e librave digjital.
“Pro*testat e qeta do të mbahen të koordinuara në qytetet më të mëdha në vend, më 15 maj, e shtunë në ora 12, para objekteve të komunave. Marshi protestues do të mbahet në Shkup në ora 12 para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ruta e lëvizjes do të jetë drejt Qeverisë dhe deri para Kuvendit të vendit”, u shpreh Dragana Spasevska, organizatore e protestës.
Ndërkaq nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në disa raste kanë deklaruar, se reforma në sistemin arsimor janë të nevojshme dhe kjo do të zhvillohet me etapa.