Në Shkup sot do të zhvillohet një protestë kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit, e cila do të mbështetët edhe nga tifo grupi “Komiti Skopje”.
Protesta në fjalë është paralajmëruar që të mbahet në ora 20.00 para Kuvendit të Maqedonisë.
Kurse komunikacioni nga ora 10 pjesën qendrore të Shkupit do të ndryshohet për shkak të vendosjes së foltores para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për protestën e organizuar nga grup qytetarësh
Sipas MPB-së, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të kryejë ri-drejtimin e komunikacionit rrugor në rrugët: udhëkryqi “Dame Gruev – Vasil Gllavinov” në drejtim të “Kryqit të Kuq” dhe nga prapa nga udhëkryqi “11 Oktomvri – Koço Racin”.
Gjithashtu nga MPB-ja apelojnë qytetarëve që të përmbahen nga akte të dhunshme në kohën e protestës.
“Ministria e Punëve të Brendshme punon dhe respekton të drejtën për shprehjen e mendimeve kundër, por në të njëjtën kohë bëjmë thirrje deri tek qytetarët të përmbahen nga aktet e dhunshme dhe aktivitete të dhunshme për t’u ruajtur rendi publik dhe qetësia”, thuhet në kumtesën e MPB-së.