Sot pritet dorëheqja e një zyrtari të BDI-së, ja emri! (FOTO)

Gjatë ditës së sotme pritet dorëheqja e Fatmir Limanit, zyrtar i BDI-së nga Kërçova. Limani është ish pjesëtar i UÇK-së dhe ish i bur*gosur në rastin “bo*mbashët e Kërçovës”. Deri para ca kohe ishte zëvendës drejtor në kompaninë shtetërore ELEM.

Limani tani e tutje do të veprojë si i pavarur. Si i tillë ai pritet të garojë edhe në zgjedhjet lokale si kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës, ku BDI sërish do kandidojë me kryetarin aktual, Fatmir Dehari.
Fatmir Limani është i biri i atdhetarit Beqir Limani, e njëkohësisht edhe familjar i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai veçmë ka paraljmëruar dorëheqjen, duke shkruar se “prej nesër rikthehet te veprimtaria e pavarur”./Gazeta Lajm