Sot Presidenti Pendarovski mbledh Këshillin e Sigurisë

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski sot pasdite në kabinetin e tij do të mbledh Këshillin e Sigurisë ku do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Takimi pritet të filloj nga ora 12:00. Në mbledhje krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë pritet të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.