Sot përfundojnë ditët e zisë në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut kanë përfunduar ditët e zisë, të cilat u shpallën nga Qeveria për shkak të aksidentit tragjik në autostradën “Struma” të Bullgarisë.

Kësisoj, në vend nga sot rikthehen aktivitetet të cilat u pezulluan ditën e martë si shenjë solidarizimi me familjarët e viktimave të aksidentit tragjik.
Më 23 nëntor vendi u përball me njërën ndër ngjarjet më të rënda. Zjarri përfshiu autobusin “Besa trans” Shkup dhe si pasojë humbën jetën 44 persona dhe u lënduan 7 të tjerë, teksa ktheheshin nga ekskursioni tre ditor në Stamboll të Turqisë.