Sot përcillet për në banesën e fundit fotografi Jeton Aliji

Sot në vendlindjen e tij në fshatin Sërmnovë, do t’i jepet jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe aktivistit të shquar, Jeton Aliji i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 3 qershorit në Hamburg të Gjermanisë, atje ku jetonte dhe vepronte për gati 6 vite, njofton Gostivari Sot Nga Këshilli Organizativ dhe familja Aliji, njoftuan opinionin që varrimi i të ndjerit do të bëhet sot pasdite me namazin e Iqindisë në varrezat e fshatit Sërmnovë.

“Të nderuar familjar, dashamir, miq, shokë dhe të njohur të Jeton Alijit me pikëllim të thellë Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit do të bëhet më 08.06.2021 me kohën e Iqindisë në varrezat e fshatit Sërmnovë. Ngushëllimet priten në Sërmnovë. Lamtumirë Jeton. Pusho i qetë. Zoti të mëshiroft”, qëndron në njoftim.

Pasi Jeton Aliju dha kontributin e tij për pesë vite në administratën e komunës së Gostivarit, të hënën më 14 Qershor pritet të mbahet mbledhje komemorative në mjediset e objektit të komunës në nder të jetës dhe veprës së tij.
Jeton Aliji ka lindur në Sermnovë më 21 dhjetor të vitit 1981 ku dhe ndoqi mësimet e shkollës fillore. I dalluar që në bankat e fillores, Aliji vijoi të ndjek ëndrrrat e jetës. Shkollën e mesme e ndoqi në Gostivar për të vijuar studimet në Universitetin e Evropës Juglindore – UEJL Tetovë, ku dhe mbaroi në drejtimin e Shkencave të Komunikimit dhe Mediave.

Jeton Aliji rrjedh nga një familje bujare e Malësisë së Gostivarit dhe trashëgoi emrin e madh të babait të tij, doajenit të muzikës burimore shqiptare të Malësisë së Gostivarit, Azis Aliu.
Karriere e Jeton Alijit ishte e jashtëzakonshme dhe e bujshme. Që se ishte stundet, u angazhua në sektorin e IT të Universitetit.