Sot nis procedura e ekstradimit të Palevskit

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga deklaroi se sot do të nis procedura e ekstradimit të Lupço Palevski-Pallço. Ndryshe, Palevski është i dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Palevski u arrestua dje në Turqi, në qytetin Balikesir.

“Me fillimin ditës së punës nis edhe procedura e ekstradimit të personit”, tha Lloga për TV21.