“Sot nga Rinasi nuk u ngrit Air Albania, por një kompani tjetër”

Gazeta Mapo
Kryesore, Politika
“Sot nga Rinasi nuk u ngrit Air Albania, por një kompani tjetër”
15/09/2018, 09:35

Deputeti demokrat, Endri Hasa thotë se sot nga Rinasi nuk u ngrit Air Albania, por Turkish Airlines.

“Vettingu ne politike e ka shfazuar Edi Ramen!

Mashtron shqiptaret, keqperdor studentet, jep shfaqje me nje kompani qe nuk eshte e licensuar per fluturim me kodin shqiptar.

Sot nga Rinasi ne oren 8.30 nuk u nis asnje avion i Air Albania, siç genjeu Edi Rama. Per shfaqjen qesharake te kryeministrit ne hall u perdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.

Te dhenat online nga aeroporti i Rinasit tregojne se ky eshte nje fluturim shtese i Turkish Airlines, sepse Air Albania nuk ekziston perveçse ne reklamen luksoze te Edi Rames.

Vettingu i politikes do ta fluturoje Edi Ramen nga zyrat e shtetit, qe i perdor per te vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptaret!” shkruan Hasa në FB.