Sot në Xhamin e Re “Tearcë” dikush nga kalimtarët ne zyrën e xhamisë kishte lënë disa të holla: Për ndihmë sepse karikuam telefonin

Imami i xhamisë së Tearcës ka shkruar në facebook:

“İshte emocionale!

Sot në Xhamin e Re “Tearcë” dikush nga kalimtarët ne zyrën e xhamisë kishte lënë disa të hola-para dhe këtë letër me këtë mbishkrim në (gjuhën turke) që do të thotë:

“për ndihmë sepse karikuam telefonin”.

Kështu është muslimani i devotshëm, i drejt, besnik i sinqertë dhe vazhdimisht, për çdoherë e mendon vakfin, e mendon xhamin e mendon atë që është e shoqërisë e xhematit.

O Zot na mundëso që edhe ne të jemi si ky personi i panjohur”.