Sot në Shkup mbahet gara e babadimrave


Shoqata për sport dhe rekreacion “I pari deri në maje” sot do të organizojë garën tradicionale me “babadimra”. Në garën nëpër rrugët e Shkupit do të vrapojnë persona të veshur me kostume të kuqe të babadimrit.

Gara do të fillojë në ora 12:00 para “Skopje City Mall”. Rruga është e gjatë dy kilometra dhe pjesëmarrësit e moshave të ndryshme duhet të regjistrohen paraprakisht në faqen www.prvdovrv.mk

Pjesëmarrësit marrin kostum të plotë të babadimrit, i përbërë nga një pallto, pantallona, ​​kapelë, rrip dhe mjekër.

“Gara ka karakter argëtues dhe garues, mund të regjistrohen pjesëmarrës të të gjitha grupmoshave. Për fituesit ofrohen çmime, ndërsa pjesëmarrësve më me fat do t’u plotësohen dëshirat e Vitit të Ri përmes shortit, pavarësisht nga rezultati dhe vendi i fituar”, thonë organizatorët.

Para dhe pas garës do të ketë një program muzikor, “ngrohje” të trupit sipas instruksioneve të një instruktori të fitnesit si dhe vijon ceremonia për shpalljen e fituesve.