Sot në ora 12:00 ALI AHMETI do të flet për KRYEMINISTRIN SHQIPTAR

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot do ti drejtohet shqiptarëve. Siç mësohet ai do të flas për herë të parë lidhur me idenë e tij se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut kryeministri të jetë shqiptar.

Nuk dihet nëse Ahmeti do të shpalos emrin e kandidatit, apo do të kandidohet vet për kryeministër, por sot do të mësohet gjithçka në lidhje me idenë e tij.