Sot në mëngjes, saksionohen 51 shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë në territorin e SPB Tetovë

Sot (17.07.) në periudhën prej ora 08 deri në 12 në zonën e SPB Tetovë, është kryer një kontroll i intensifikuar i veprimit për të sanksionuar shoferët që ngasin me një shpejtësi më të lartë se sa është parashikuar, në të cilën janë sanksionuar 51 shoferë, prej të cilëve 42 në territorin e Tetovës, dhe nëntë në territorin e Gostivarit. Prej tyre 38 shoferë kanë lëvizur me një shpejtësi prej mbi 50 kilometra në orë, mbi atë të lejuarën dhe gjashtë për madje mbi 70 kilometra në orë mbi atë të lejuarën. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, kështu që u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta.