Sot mbahet konferenca për Minishengenin Ballkanik, këto marrëveshje do të miratohen

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministrat Edi Rama dhe Zoran Zaev do të marrin sot pjesë në një konferencë për Minishengenin.
Kabineti i Vuçiq lajmëroi se kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, si dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministri i Shëndetësisë do të marrin pjesë gjithashtu në konferencë, raportuan mediat serbe.

Me këtë rast, do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për bashkëpunim në luftën kundër Covid-19.
“Do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë për lëvizjen e lirë të qytetarëve me letërnjoftime”, shtohet në deklaratë.