Sot lirohen nga spitali 26 të lënduar në aksidentin në Kroaci, pritet kthimi i tyre


Sot pritet të lirohen nga spitali në Slavonski Brod, 26 persona të cilët mbetën të lë*nduar nga aks*identi ku vdiqën 10 kosovarë.

Këtë e ka bërë të ditur mjeku Josip Samarxhiq nga spitali në Slavonski Brod.
“Dr. Josip Samadržić nga spitali në Slavonski Brod na tha se 26 të pla*gosur në aks*identin e trafikut në 13:30 do të lirohen nga spitali dhe do të dërgohen për identifikim dhe strehim të përkohshëm derisa të merret një vendim përfundimtar nëse ndonjëri prej tyre do të vazhdojë udhëtimin e tyre në Kosovë ose për tu kthyer në Gjermani”, shkruajnë mediat kroate.

Samarxhiq tha se “dy pacientë me rr*ezik për jetën janë ende në njësitë e kujdesit intensiv dhe gjendja e tyre po monitorohet nga afër dhe i nënshtrohet metodave të kujdesit intensiv”.
“Dje, në orët e paradites, shtatë operacione u kryen te të lënd*uarit e aks*identit të djeshëm të trafikut, ndërsa gjatë ditës, 20-25 pacientë do të lirohen për trajtim në shtëpi “, tha Samarxhiq.

Tutje, mediat kroate shkruajnë se janë duke u diskutuar disa opsione për transoportin e të mbijetuarve nga aksidenti.
“Zbulojmë se disa opsione transporti po merren në konsideratë për transportin e të mbijetuarve nga aks*identi i autobusit, njëra prej tyre është një fluturim i jashtëzakonshëm charter nga Osijek në Kosovë”,